Publikimi i fotografisë nga deputetja, Flora Brovina ku shihen disa kriminelë serbë duke përdhunuar një grua shqiptare nga Kosova ka nxitur reagime edhe në Shqipëri.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha përmes një postimi në facebook ka thënë se kjo fotografi përveç dëshmi e krimeve të serbëve është edhe akuzë për shqiptarët që heshtën për këto krime.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

“Miq, kjo foto qe paraqet barbarine serbe, perdhunimin publik te grave shqiptare nga monstra te ushtrise serbe eshte nje aktakuze e rende per genocidin dhe krimet kunder njerezimit te pushtuesve mizor serbe ne Kosove, te cilat kerkojne drejtesi dhe kurre nuk parashkruhen. Por kjo foto dhe qindra e mijra foto, video e dokumenta si keto akuzojne gjithashtu dhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj genocidit dhe krimeve shtazore kunder njerezimit qe hordhite e kasapit te Ballkanit kryen ne popullaten shqiptare te Kosoves. Sb”, shkruan Berisha.