RDK: Të ndalojë degradimi i PSP-së

Rilindja Demokratike Kombëtare me një shkrim të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka reaguar ndaj presioneve të fundit ndaj Prokurorisë Speciale Publike duke kërkuar që të ndalohet degradimi i PSP-së.

Loading...

”Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se Maqedonia është një nga vendet e rralla nga gjith republikat ish-jugosllave, që sot e kësaj dite politikanët dhe figurat publike nuk kanë paguar çmimin e të bërrit politik. Kaluan plotë 25 vite nga pavarsimi i shtetit e deri më sot, por sot e kësaj dite nuk mund të flasim në asnjë mënyrë se kemi sundim të plotë të ligjit, dhe për këtë arsye të gjith duhet respektuar maksimalisht punën e prokurorisë speciale publike. Tentimet e pozitës maqedonase për të degraduar tërrësisht këtë institucion të rëndësishëm duke e akuzuar se është dorë e zgjatur e opozitës maqedonase, kanë për qëllim strehimin e mëtutjeshëm të veprimit politik duke devalvuar çdo iniciativë për të rikthyer sundimin e ligjit në vend.” thuhet në shkrimin e RDK-së.