Werder Bremen i është kthyer fitoreve në Bundesligë, e Milot Rashica ka vazhduar me formën e lartë edhe sot ndaj Freiburg, transmeton Gazeta Metro.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, Werder Bremen arriti fitore 2-1 ndaj Freiburg. Sulmuesi nga Kosova, Milot Rashica, nuk arrit që edhe sot të shënoi gol, mirëpo arriti që të kontriboi me një asistim mjeshtëror te goli i parë.

Sulmuesi vushtrrias asistoi te goli i shënuar nga Davy Klaassen, kurse goli i dytë dhe i fitores u shënua nga Theo Gebre Selassie, ndërsa golin e vetëm për Freiburg e shënoi Luca Waldschmidt.

Madje, pas ndeshjes asistimi i tij u krahasua me atë të Lionel Messit për Luis Suarezin në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Më poshtë mund të i shikoni të dy asistimet, atë të Rashicës dhe Messit./gazetametro.net

Video Player

00:00
00:29
Video Player

00:00
00:11