Rikthimi i yllit të Përfaqësueses së Kosovës, i ka bërë gjithë shqiptarët të lumtur. Rashica është futbollisti kryesor i Kosovës në këto eliminatore dhe rikthimi i tij për ndeshjen me Malin e Zi ka shtuar edhe më shumë besimin në triumfin e radhës, shkruan Insporti.com.

Rashica të martën mbrëma ka pasur një vizitor special në hotelin ku janë duke qëndruar “Dardanët”. Ai është vizituar nga kleriku mysliman i njohur shqiptar, Elvic Naci dhe moderatori i njohur Shpëtim Desku.

Naci ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram me mbishkrimin: “Lajmi i fundit. E vendosëm me Milot Rashicën të marrim pjesë në ndeshjen me Malin e Zi bashkë me Shpëtim Desku, për të qenë fitorja e sigurt! Pas shakasë lutje Zotit për fitore të fuqishme me Malin e Zi. Amin”.