Ramush Haradinaj: Po, tash e suspendoj taksën, por kemi një kusht

 

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka folur për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjke.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se taksa mund të hiqet nëse na njeh Serbia.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se nuk do të suspendohet taksa. Tash e suspendoj taksën, por paraprakisht duhet të kemi një kontratë të shkruar, ku do të na njeh Serbia”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se ka kërkuar edhe ndërkombëtarët që të mos i gjuhen Kosovës për çështjen e taksës.

Në anën tjetër, presidenti Thaci, kryetari i Kuvendit dhe akterë të tjerë vendor e ndërkombëtar po kërkojnë heqjen e taksës.

Madje, SHBA, Britania dhe Gjermania kishin deguar emisar special ku i është kërkuar kryeministrit heqja e taksës.