Ramush Haradinaj: Për deportimin e turqve ndoshta u bashkëpunua me inteligjencën turke

Në raportimin e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se drejtori i Policisë së Kosovës, është vetëm zbatues por asgjë nuk ndërlidhet ky rast me avancimin e Shpend Maxhunit duke e dhënë detyrën e shefit të AKI-së, njofton Klan Kosova.

Loading...

Këto deklarata pasuan pasi deputeti Driton Selmanaj e pyeti kryeministrin Ramush Haradinaj rreth mosshkarkimit të Shpend Maxhunit, njofton Klan Kosova.

”Me republikën e Turqisë kemi interes për marrëdhënie të qëndrueshme, na ka njohur Pavarësinë e Kosovës”.

”Drejtori i Policisë është vetëm zbatues. Në lidhje me deportimin e turqve, nuk e përjashtoj e as mohoj mundësinë që ka pasur bashkëpunim me inteligjencën turke.”