Ramiz Lladrovci tregon se a do t’i bashkohet partisë së Bekim Jasharit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci u është përgjigjur interesimeve të shumta nëse ai do të jetë edhe më tej pjesë e PDK-së, apo do të rreshtohet në anën e Bekim Jasharit, kryetarit të Skenderajt i cili ka paralajmëruar formimin e partisë së tij.

Për të sqaruar edhe më shumë, Lladrovci i ka publikuar përgjigjet e dhëna për dy media lidhur më këtë temë dhe për të cilat thotë se nuk janë botuar.

Loading...

“Pra, intervistat vlejnë si përgjigje edhe për tre provokatorët e Drenicës të cilët tri herë, unë së bashku me qytetarët e Drenasit ua shkaktuam humbjen e thellë, i bëmë qyqe, prapë nuk po mbushen mend!”, thotë Lladrovci.

Sqarimi i plotë:

Përgjigje për tre provokatorët që kohët e fundit spekulojnë në medie rreth emrit tim
Më poshtë, janë dy intervista të papublikuara në dy medie të çmueshme, të cilat edhe pse premtuan se do t’i botojnë, nuk i botuan.
Pra, intervistat vlejnë si përgjigje edhe për tre provokatorët e Drenicës të cilët tri herë, unë së bashku me qytetarët e Drenasit ua shkaktuam humbjen e thellë, i bëmë qyqe, prapë nuk po mbushen mend!
Pas dy intervistave të papublikuara, i gjeni këtu, dhe për këdo që nuk e ka të qartë aktualitetin dhe të ardhmen time politike, po e ripublikoj fjalën time në Konventën hapëse të Degës së Partisë Demokratike në Drenas, të mbajtur më 30.10.2018.
Intervista 1:
Përshëndetje i nderuar. Po ju shkruaj nga Xxxx, urojme te marrim përgjigje.
Si e komentoni idenë që Bekim Jashari të formojë iniciativë politike në Skenderaj?
Nuk mund të komentoj çdo ide që mund të publikohet në media, por konsideroj se është herët të jap komente për këtë ide. Besoj fuqishëm që Drenica do të jetë unike si çdo herë, ashtu siç ishte në çastet kur krijohej historia e re e shtetit tonë, kontributit të madh të Drenicës për lirinë tonë edhe në aspektin e fuqizimit të demokracisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit.
A do të vazhdoni të keni raporte të mira me Jasharin edhe pas formimit të partisë së re?
Me Familjen Jashari, për fatin që kam pasur ta njoh dhe kam raporte të mira, jam përjetësisht i nderuar dhe krenar. Familja emblematike Jashari, është përgjithmonë e nderuar, pavarësisht politikës apo ideve me ndikim lokal apo ndikimit nacional.
Nëse iu ofron bashkëpunim që një iniciative e tillë të shtrihet edhe në Drenas, a do ta mbështetni?
Ju jeni në dijeni, edhe mund ta gjeni fjalën time dje, në Konventën hapëse të zgjedhjeve të brendshme në Degën e PDK-së në Drenas, se çka mendoj lidhur me punën që po bëjmë dhe çka duam të bëjmë në Dekadën e Re. Nuk do të jap vlerësime për raportet e mia me subjektet tjera politike, puna flet vet. Unë i çmoj të gjitha partitë opozitare në Drenas, kam respekt për to dhe i vlerësoj si raporte të mira. Nuk duhet anashkaluar edhe raportet e mira që i kam me kryetarët e komunave, homologët e mi, pa dallim partie. Pra, nuk dua të veçoj preferenca të raporteve të mia jashtë PDK-së nga ato që i bëj publikisht në dobi të qytetarëve të Drenasit.
Drenas janë shpallur zgjedhjet e brendshme në PDK. Por ju nuk jeni kandidat, a do të thotë kjo se nuk jeni i interesuar aq shumë që të punoni më për PDK-në?
Kam deklaruar se nuk kam asnjë ambicie që të udhëheq me degën e PDK-së, dhe kam shtuar se kam shumë punë për të bërë në krye të komunës. Po ashtu, kam ritheksuar se kam ambicie të mëdha për ta mbështetur procesin e brendshëm zgjedhor edhe fuqizimin e PDK-së në Drenas. Konsideroj se jo domosdoshmerisht kryetari i komunës duhet të jetë edhe kryetar i degës së partisë në Drenas. Kam raporte të shkëlqyeshme edhe në nivel lokal, edhe me atë qendror të partisë si dhe përkrahjen e kryetarit Veseli, andaj e ritheksoj, nuk do të kandidoj për kryetar të degës por ofroj mbështetje të plotë për procesin zgjedhor dhe fuqizimin e PDK-së.
Gjithe te mirat!
Intervista 2:
Po ju shkruaj lidhur me krijimin e partise se re nga z. Bekim Jashari. Z. Lladrovci, duke qene se kemi pare qe jeni te afert me z. Jashari, a do t’i bashkoheni iniciatives politike te z. Jashari?
Faleminderit paraprakisht,
Xxxx nga Xxxx
Shumë i nderuari Xxxx,
Bindjet e mia politike, veprimin dhe angazhimin tim, e kam deklaruar edhe dje, në hapjen e Konventës së brendshme zgjedhore të degës së PDK-së në Drenas dhe mund ta gjeni të publikuar, në rrjetin social. Konsideroj se asaj çka kam deklaruar aty, nuk mund t’i shtoj as heq.
Kam lexuar në medie sa ka ide, sipas medieve, por nuk di se a ka diçka më shumë se ide rreth veprimeve politike të Kryetarit të Skënderajt, z. Bekim Jasharit.
Jam përjetësisht i nderuar me njohjen, bashkëveprimin dhe miqësinë që kam me familjen heroike Jashari. Jam i nderuar po ashtu, që gëzoj miqësinë dhe jam i afërt me Bekimin, të birin e heroit të kombit, Hamëz Jashari.
Kjo afërsi me Bekimin, është e lidhur me të shkuarën, me historinë tonë krenare dhe sakrificës të cilën e çmoj dhe e ruaj si gjënë më të shenjtë. Po ashtu, edhe si homolog të Drenicës, kam afërsi dhe respekt të madh e të ndërsjellë. Por, nuk do harruar se kam raport.