Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka motivuar skuadrën e Feronikelit para ndeshjes kundër Lincoln Red Imps që do të zhvillohet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Lladrovci është babai i kapitenit të Feronikelit, Lapidarit.

Përmes një postimi në facebook, i pari i Drenasit shprehet i bindur në fitore dhe kërkon që ajo të jetë bindëse.

“Sot, në ora 20:45, Ferronikeli përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit, në garën e parë ndërkombëtare për futbollistët kampion të Drenasit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo është ngjarje e madhe sportive dhe tifozët e Ferronikelit duhet të tregojnë veten me atmosferë. Ngjarje sportive që duhet parë dhe përkrahur.

Dihet, do të dalim fitues, por duhet të jemi bindës në fitore.

Përpara djem të Ferronikelit. Dëshmojeni pse jeni kampion!” shkruan Lladrovci. /Indeksonline/

No tags for this post.