Kryeministri Edi Rama është i vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen në 30 qershor.

Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për të ç’dekretuar ditën e zgjedhjeve, ai është shprehur se ishte një vendim i pritshëm.

Nga ana tjetër, ka deklaruar prerazi se, “Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë nuk na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten do të bëhet debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të Presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit”.

Ai ka kërkuar që të gjithë të fokusohen tek 30 qershori, duke nënvizar se “Jemi në mes të lojës”.

Lidhur me shkarkimin e kreut të shtetit ai tha se pas debatit çështja do të diskutohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas do të kalojë në Kolegj Zgjedhor”.