Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndodhet në Serbi për një vizitë dy ditore, ku pritet të firmoset një marrëveshje mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për sa i përket heqjes se barrierave të ndryshme për biznesin.

Nga zyra për shtyp e Ramës janë publikuar edhe pamjet ku kryeministri Rama shihet së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministren Serbe Ana Brnabic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ata gjenden në darkën zyrtare të shtruar nga Vuçiç.

Palët priten që nesër të takohen në Novisad dhe të flasin mbi një marrëveshje për atë që po konsiderohet si mini shengeni ballkanik.

No tags for this post.