Rafael Nadal udhëheq ekipet e shpëtimit në përmbytjet në Majorka

Njëri nga tenistët më të mëdhenj që ka pasur Spanja në historinë e tyre në këtë sport, ka bërë një gjest mbresëlënës pas përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë qytetin e Majorkas.

Loading...

32 vjeçari ka hequr dorë nga pjesëmarrja në turneun ‘Shangai Masters’, për të qëndruar në qytetin e tij për t’iu ndalë në ndihmë bashkatdhetarëve të përmbytur nga reshjet e shiut.

Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur që së paku nëntë persona kanë vdekur nga mbi 200 janë plagosur nga kushtet e tmerrshme të motit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në ishujt Belearic.

Trupave të intervenimeve të shpejta në Spanjë iu është bashkuar edhe Rafael Nadal.

Spanjolli jo vetëm që ka ndihmuar në pastrimin e rrugëve, por në të njëjtën kohë ka hapur dyert në akademinë e tij të tenisit për t’i strehuar qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi./Lajmi.net/