Qytetari thirrje komunës së Skenderajt: “Jemi në rrezik nga qentë endacak, ndërmerrni diçka” (FOTO)

Thuajse çdo ditë në qytetin e Skenderajt mund të hasësh qenë endacak, të cilët përbëjnë rrezik për qytetarët, shkruan Drenica Press.

Përveç në qytetin e Skenderajt edhe fshatin Runik të komunës së Skenderajt mund të hasësh qenë endacak.

Banorë të fshatit Runik të Skenderajt thanë për Drenica Press “se kohëve të fundit është rritur numri i qenëve endacak, ku sidomos gjatë orëve të mbremjës jemi të rrezikuar nga ndonjë sulm i tyre. Ata bën thirrje që komuna e Skenderajt të ndërmerrë diçka lidhur me trajtimin e qenëve endacak. Kujtojmë se në të kaluarën në komunën e Skenderajt ka patur edhe viktima nga qentë endacak./DRENICA PRESS/