Disa ditë më pare Prishtina u trondit nga vrasja e rënda që ndodhi tek Lagjja e Spitalit.

Nga kjo ngjarje mbetën dy persona të vdekur ndërsa dy të tjerët u plagosën rëndë.

Shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka në një prononcim për Gazeta Blic ka treguar më shumë mbi gjendjen e të plagosurve.

Ai ka theksuar se njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike për jetën dhe vazhdon të trajtohet në Intensivë.

“Njëri prej pacientëve që kanë qenë të lënduar i është përmirësur gjendja e përgjithshme e tij dhe ka kaluar fazën e rrezikut për jetë dhe është largu nga reparti I Intensives për trajtim të mëtejshëm. Ndërsa pacienti tjetër vazhdon të qëndrojë në Intensivë dhe gjendja e tij mbetet e rëndë” ka thënë doktor Shaqir Uka për Gazeta Blic.

Rasti ka ndodhur për çështje pronësore, përkatësisht për disa lokale që gjenden në këtë lagje.