QKUK i shpëton jetën një fëmije një vjeç, kikiriku i kishte bllokuar frymëmarrjen

Ekipi mjekësor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) ka shpëtuar jetën e fëmijës E. R (2017), i cili me autoambulancë në gjendje të rënduar ishte sjellë nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, si pasojë e përtypjes së kikirikëve.

Loading...

Në pranim, mjeku kujdestar i klinikës, konstaton gjendjen e rëndë të fëmijës dhe bënë përgatitjen urgjente për ta futur në sallë, duke kompletuar fëmijën me analiza dhe konsulta pediatrike si dhe nga ana e anesteziologut . Konstatohet gjendje e rënduar e fëmijës, e bazuar në ekzaminim dhe radiografi të kraharorit, konstatohet se njëri krah mushkëror ishte jashtë funksionit.

Duke qenë se ka më shumë përvojë dhe është i përgatitur për të tilla raste, thirret drejtori i klinikës, i cili bashkë me ekipin kujdestar të anesteziologjisë realizojnë bronkosopkinë rigjide, heqjen e farës së kikirikut nga mushkëritë (bronku i majtë). Procedura kaloi pa komplikime dhe fëmija gëzon shëndet të mirë.

Pas radiografisë kontrolluese, shihet se është bërë rifunksionalizimi i mushkërive. Fëmija pas këtij tretmani është lëshuar në shtëpi.

Sipas deklarimeve të prindërve, fëmija ka qenë në shtëpi, derisa ata po pinin çaj, ai ka marrë një farë kikiriku dhe ka futur në gojë, ku ate pastaj e ka tërheqë rryma ajrore në mushkëri (bronke) dhe fëmija ka përjetuar situatë të rëndë e është shoqëruar me cianoze (nxirje)