QKUK deklarohet për gjendjen shëndetësore të ambasadores turke!

Në aksidentin që ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në Mramor të Prishtinës, kanë humbur jetën dy persona dhe 4 të tjerë janë lënduar.

Loading...

Në mesin e të lënduarve është edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe zyrtarë të tjerë të eskortës së ambasadores.

Zyrtarë nga QKUK kanë bërë të ditur për KosovaPress, se të lënduarit janë sjellë para 45 minutave në QKUK, ku në mesin e të lënduarve është edhe ambasadorja turke dhe disa zyrtarë tjerë të Ambasadës.

Sipas tyre, gjendja e ambasadores dhe ekipit të saj nuk është në rrezik jetë, ndërsa nuk dihet ende se si është gjendja e të lënduarve tjerë, të civilëve që ishin përfshirë në aksident.

Më herët u njoftua se ka humbur jetën edhe personi i tretë nga ky aksident i cili ishte në mesin e të lënduarve duke u trajtuar në QKUK.