Një lugë e vogël e kësaj mëlmese në kazanin e rrobalarëses bën magji të vërtetë. Keni provuar miliona variantesh dhe detergjente të ndryshme për larje rrobash, mirëpo shumica e rrogave që pas larjes së parë marrin ndonjë ngjyrë tjetër.

Nëse kjo gjë ju ka frustruar, atëherë ky truk do t’ju ndihmojë juve por edhe rrobave tuaja, transmeton Telegrafi.

Kujt do t’i kishte shkuar mendja që piperi mund të lajë rrobat më mirë se cilido detergjent?

Dhe jo vetëm kaq, kjo mëlmesë ruan ngjyrën e gardërobës suaj, duke e eliminuar tepricën e shkumës nga to.

Mjafton të shtoni një lugë të vogël piper të zi në sasinë e përcaktuar të detergjentit me rastin e çdo larjeje të rrobave dhe efekti do t’ju mrekullojë.
Edhe pse tingëllon sikur reklamë, kini parasysh që për këtë nuk ju nevojitet të shpenzoni para.

Prandaj, provoni këtë truk dhe na dërgoni komentin tuaj.