Qeverisja Lokale e Skenderajt reagon ndaj deklaratave të LDK -së

Pas akuzave që bëri mbrëmë Dega e LDK -së në Skenderaj lidhur me mbylljen e barnatoreve dhe disa ordinancave private nga Inspektoriati i Ministrisë së Shëndetësisë, duke bërë përgjegjëse për këtë rast qeverisjen lokale. Menjëherë ndaj këtyre deklaratave ka reaguar zëdhënësi i Komunës së Skenderajt në emër të qeverisjes lokale të Komunës së Skenderajt. Ai këto akuza të Degës së LDK -së në Skenderaj i ka quajtur akuza të mjera dhe sqaron për publikun se aksionin e  Inspektoriatit të Ministrië së Shëndetësisë për mbylljen e barnatoreve ka ardhur si rezultat i inspektimeve të këtyre barnatoreve nga Insektorët komunal të Skenderajt, të cilët pastaj kanë njoftuar Inspektoriatin e Ministrsë së Shëndetësisë, ku më pas ka rezultuar me mbylljen e këtyre barnatoreve dhe ordinancave që punonin pa licenca pune.

Reagimi i plotë i Qevërsisë Lokale të Komunës së Skenderajt:

Loading...

“Reagim në lidhje më çështjen e mbylljes së ordinancave dhe barnatoreve private në Skenderaj dëshirojmë të informojmë opinionin publik dhe qytetarët se aksioni i Inspektoriatit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e disa ordinancave private dhe laboratoreve në qytetin e Skenderajt, ka ardhur si rezultat i inspektimit dhe kontrollave që u është bërë këtyre operatorëve. Nga kontrollat paraprake te inspektoreve komunal ka rezultuar se disa prej ordinancave dhe laboratoreve qe tashmë janë mbyllur, nuk kanë pasur licenca pune për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Pas evidentimit të këtyre parregullsive Komuna e Skenderajt zyrtarisht e ka njoftuar Inspektoratin në lidhje me këtë problematikë me kërkesën qe ky institucion të marrë masa ndaj këtyre veprimtarive që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme. Pas këtyre zhvillimeve Inspektorët e Ministrisë se Shëndetësise kanë vepruar ne koordinim me komunën e Skenderajt, perkatesisht Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Qëllimi i këtij aksioni të ndërmarrë nga DSHMS dhe Ministria e Shëndetësisë ka qenë dhe është mbrojtja e jetës se qytetarëve të Skenderajt, duke synuar futjen ne sitemit legal te licencimit dhe rregullave të funksionimit të këtyre institucioneve sipas ligjit. Ndërsa sa i përket reagimit të Degës së LDK-së në lidhje me këtë çështje sqarojmë opinionin me sa vijon. Akuzat e LDK-së drejtuar pushtetit lokal në Skenderaj janë kryekeput politike dhe mjerane. Po e bëjmë kete reagim me dëshirën qe te sqarojmë qytetarët tek te cilët individe te caktuar qe thirren në emër të një subjekti politik, po mundohen te ngjallin huti. Qeveria lokale e Skenderajt me aktivitetin e saj të përditshëm po ben pune te jashtezakonshme ne ofrimin e sherbimeve efikase per qytetaret e Skenderajt. Kjo u deshmua edhe ne veprimet e perbashketa qe kanë ndodhur ditëve të fundit në sektorin e shëndetësisë. Vënia e rregullit në sektore te caktuar do te duhej t’i gëzonte edhe individet me qendrime opozitare dhe subjektet tjera, sepse edhe ata vet marrin shërbime çdo ditë nga institucionet e komunës. Edhe një herë bëjme me dije se problemet e funksionimit te institucioneve private shëndetësore janë vërejtur dhe janë marrë masa të mënjëhershme në koordinim me institucionet qendrore. I sigurojme qytetareë se ne do te veprojme me vendosmeri kunder të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe veprojnë në dëm të shëndetit të qytetarëve të Skenderajt.” /drenicapress/