Qeveria uron mësimdhënësit për 7 mars, s’ka rritje pagash

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët, dhe punëtorët e arsimit, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. Por ai nuk ka bërë asnjë premtim për rritje pagash.

Loading...

As Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami nuk ka përmendur rritjen e pagave.

“Urimet tona janë që të kemi një shkollë të mirë, të kemi një mësim të mirë, të arrijmë suksese dhe të bëhemi konkurrentë me të tjerët. E dimë që është një flijim i të gjithë atyre që punojnë në procesin e arsimit, por është një flijim që arrihet me rezultate të mëdha dhe me kënaqësinë tonë që do të kemi gjenerata më të përgatitura dhe më të arsimuara”, ka thënë Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.