Qeveria mund ta rrit masën ndaj produkteve të Serbisë e Bosnjës

Kosova sot dështoi të anëtarësohet në INTERPOL, e gjithë kjo ndodhi “falë” lobimit të pareshtur të Serbisë.

Loading...

Pas bllokimit që i bëri Serbia, Kosova ka diskutuar për të rrit masë e 10 për qindëshit ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kjo është thënë nga burimet e lajmi.net brenda Qeverisë së Kosovës, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.

“Ekziston mundësia për masë të re, por ende nuk është vendosur definitivisht. Nuk besoj se do të mbes pa diçka, por ende nuk është vendos asgjë”, tha burimi i lajmi.net.

Lajmi.net ka provuar të marrë një qëndrim zyrtar nga zyra e kryeministrit, por ka qenë e pamundur.

Qeveria e Kosovës, me rekomandimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, më 6 nëntor, i vendosi masë shtesë prej 10 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Kjo masë tarifore ngjalli reagime të shumta si nga shtetet në fjalë ashtu edhe nga shtetet e tjera ku edhe Bashkimi Evropian kërkoi urgjentisht që Qeveria të largojë këtë tarifë, por kjo e fundit nuk e bëri.