Qeveria Haradinaj bëhet edhe me një zëvendësministër

Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i është shtuar edhe një zëvendësministër.

Loading...

“Gazeta Blic” merr vesh se ditë më parë kryeministri, Ramush Haradinaj e ka emëruar si zëvendësministër të arsimit, Muhamet Kelmendin, anëtar i AAK-së

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Klemendi nuk ka qenë në gjendje të pohoj por as mohoj një gjë të tillë duke thënë se nuk ka koment.

Ky është zëvendësministri i gjashtë në MASHT.

Emërimin e Kelmendit kryeministri e ka bërë me 1 tetor të këtij viti.