Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Skenderajt bëjnë publike agjendën e shënimit të “Epopesë së UÇK-së”

Për nder të veprës së lavdishme të Komandatit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës ka organizuar një program për shënimin e  manifestimit të ”Epopesë së UÇK-së.

Loading...

Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Skenderajt kanë koordinuar veprimat për përgatitjen e “Epopesë së UÇK-së” që sikurse edhe në vitet e tjera Epopeja e UÇK-së do të ketë një program të larmishëm, i cili do të ketë tre ditë festive në nder të kësaj feste. Për shënimin e manifetimit të Epopesë së UÇK-së do të ketë ceremoni ushtarake, homazhe tek  shtatorja e Adem Jasharit në Skenderaj, homazhe tek Kompleksi Përkujtimor “Adem Jashari“në Prekaz, homazhe në varrezat e dëshmorëve në Polac, homazhe në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz, nga përfaqsuesit e Institucioneve qendrore e shumë aktivitete të tjera nga Komuna e Skenderajt.

Ja programi i plotë i shënimit të manifestimit të Epopesë së UÇK-së

1. Me datën 5 Mars

   Në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari“ në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së.

2.    Më 6 Mars 2015

  • Ora 09:00; Homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj.

  • Ora 09:30; Homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari“në Prekaz,

  • Ora 09:45; Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Polac.

  • Ora 10:00; Homazhe në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz, nga përfaqsuesit e Institucioneve qendrore

  • Ora 12:00; Hapja e Turneut „Kupa Adem Jashari“, në Klinë të Epërme

  • Ora 18:00; në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore

    kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

    3. Më 7 Mars 2015

  •    Ora 13:00; Finalja e Turneut “Kupa Adem Jashari” në Volejboll

  •     Ora 17:45; fillon Manifestimi Riti i dëshmorëve, Ndezja e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari“ në Prekaz.

  •    Ora 18:00;  vazhdon manifestimi ’’Nata e Zjarreve“ me program kulturor-artistik të begatshëm në sheshin ’’Adem Jashari’’ në Skenderaj.

Paraprakisht qyteti i Skenderajt do të stoliset me flamuj dhe transparente kushtuar Epopesë së UÇK-së!

Kujtojmë se pikërsiht para 17 vitesh familja Jashari, Komandanti Adem Jashari, e gjithë Kosova u zgjua me një betejë për lirinë e Kosovës. Vepra e sublime e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e familjës së tij mori jehonë në tërë botën dhe motivoj gjithë popullin shqiptar që të ngritën në këmbë për lirinë e Kosovës. Atë ditë pushka e Komadantit legjendar Adem  Jashari, familjes së tij, bashkëluftetarëve të tij bashkoi gjithë Kosvovën, bashkoi gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.  Kjo ngjarje  zgjoi edhe  vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për Kosovën.  Pas kësaj  ngjarje historike  shqiptarët u bashkuan rreth idealit të tyre shekullor për lirinë e Kosovës, por gjithashtu kjo ngjarje historike  zgjoi edhe ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare . /drenicapress/