Qatar Charity i ndihmon jetimët në Kosovë me 430 laptopë

Organizata humanitare Qatar Charity ka ndarë 430 laptopë për nxënësit dhe studentët jetim në Kosovë. Kjo ndihmë nga organizata humanitare ka ardhur për nder të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.

Loading...

“Gjendja e Kosovës para 20 vitesh ka mbetur në kujtesën time dhe ne si popull jemi mërzitur dhe pikëlluar shumë. Populli i Kosovës ka jetuar në zemrat tona, para se ne të jetojmë në tokën kosovare”, tha Mahmoud Abbas Shaker, drejtor i Zyrës së Qatar Charity në Kosovë.

Fëmijët jetim u shprehën të lumtur për dhuratat, dhe premtuan se ata do ti përdorin për mësime.

Qatar Charity që nga paslufta ka invenstuar më shumë se 15 milion euro në Kosovë. /MESAZHI/