Publikohet sondazhi: Kjo parti del e para nëse do të mbaheshin zgjedhjet

Drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu ka publikuar sondazhin e fundit.

Loading...

Ai ekskluzivisht për “Blic Interview”, me Astrit Gashin ka publikuar sondazhin më të ri.

Sipas tij, nëse zgjedhjet do të mbaheshin, atëherë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga ana e Ramush Haradinajt do të merrte 11 për qind.

Ndërkaq, partia tjetër në pushtet, Nisma për Kosovën e drejtuar nga ana e Fatmir Limajt, vazhdon ta kaloj pragun.

Sipas sondazhit të realizuar dy javë më parë, Nisma për Kosovën do t’i merrte 5 për qind, aq sa do t’i merrte edhe PSD e drejtuar nga ana e Shpend Ahmetit, raporton Gazeta Blic.

LDK sipas këtij sondazhi vazhdon të jetë partia e parë, derisa e dyta del të jetë PDK, derisa e treta Vetëvendosje.

Këto janë rezultatet e plota: