Të presësh e të përgatisësh mishin nuk ka qenë kurrë kaq artistik. Dhe askujt më parë nuk i kishte shkuar mendja që hedhja e kripës mund të kthehej në një lloj arti. E gjitha meritë e kuzhinierit dhe pronarit turk të një zinxhiri restorantesh Nusr-Et Steakhouse, i cili tani më ka shtrirë biznesin  tij edhe në Nju Jork.

Nusret Gökçe, ndryshe “artisti i mishit” në internet njihet si #saltbae.

Trajtimi pothuajse “erotik” që i bën një cope mishi, fotografitë pa bluzë, qëndrimet prej Marlon Brando-je euro-aziatik, takimet me personalitetet e ndryshme të artit dhe sportit që i dorëzohen tërheqjes për të shijuar pjatat më të mira të mishit në Stamboll i dhanë atij papritur famë.

Sefudnmi është publikuar vlera e kompanisë së tij ku sipas mediave turke, zinxhiri i restoranteve “Nusr-et” kap shifrën 1,5 miliard euro.

Me publikimin e këtyre statistikave, Nusret Gökçe në llogarinë e tij në instagram ka shkruar: “Para 10 vite punojsha për 400 euro kure sot posedoj një kompani me vlerë 1.5 miliard euro”.

No tags for this post.