“Psikopati shqiptar”, i frikshmi që synon titullin kampion

Shqiptarët kanë një dashuri të madhe për sportet luftarake. Boks, kick box, xhudo…, janë disiplina ku shqiptarët kanë ditur të fitojnë edhe tituj.

Loading...

Përveç emrave të njohur si Luan Krasniqi, Kreshnik Qato, vëllezërit Keta, Ilir Latifi, etj, është një tjetër shqiptar që merr pjesë në njërin pre aktiviteteve më spektakolare dhe më të çmendura të dyluftimit: Wrestlemania, ose ndryshe WWE.

24-vjeçari nga Mitrovica, Gëzim Selmani, konkurron në këtë sport dhe ka marrë nofkën famëkeqe  ”psikopati shqiptar”, trasnmeton Insporti.

Në këtë garë, ai njihet si keçit i frikshëm dhe i pamëshirshëm. Selmani ka refuzuar të përfaqësojë Holandën në këtë sport, duke qëndruar besnik dhe i palëkundur ndaj atdheut të tij.

Ai deklaroi para disa kohësh se do të shpallet kampion në kategorinë “Tag Team” në WWE, ku është pjesë e formacionit “Autorët e Dhimbjes”.

Forca e tij është matur prej disa kohësh, kur disa vite më parë në një ndeshje “torturoi” një kundërshtar serb.