PSG për të tretën herë radhazi kampion

 

Fitorja 2-1 ndaj Montpellier i ka mjaftuar PSG-së që të shpallet kampion i Francës në futboll.
Golat e fitores për suksesin e tretë radhazi për parisienët u shënuan nga Matuidi dhe Lavezi.
Kështu një javë para fundit të Ligue 1, PSG shpallet kampion me 80 pikë, 8 më shumë se Lyoni në vend të dytë./DrenicaPress/