Ideja e fundit e presidentit amerikan Donald Trump është ajo e të blerit të një ishulli.

Dhe jo të një ishulli çfarëdo por më të madhin e botës, Groenlandën.

Po pse Trump e dëshiron këtë ishull?

Në Groenlandën, që dëshirohet jo vetëm Trump por edhe shumë të tjerë si p.sh kinezët, nuk ka vetëm karkalecë dhe eskimeze.

Është edhe miniera gjigande e Kvanefjel, një prej pasurive më të mëdha globale të uranit dhe të mineraleve të rralla; lëndë të para gjithnjë e më strategjike në sfidën me Pekinin e që si rrjedhojë e ngrohjes globale, mund të shfrytëzohen më lehtësisht.

Deri para pak vitesh nxjerrja e lëndëve radioaktive ishte e ndaluar për të mbrojtur ambientin.

Veç uraniumit, në ishullin më të madh të botës që banohet vetëm nga 56 mijë persona, ka edhe naftë, karbon, plumb, diamante dhe gaz natyror.