Një pyetje së cilës mund të jetë koxha vështirë t’i përgjigjet, sidoqoftë përpjekja për ta sqaruar atë dhe përgjigja e mundshme brenda saj mund të jenë të arritshme.

Megjithëse mbartë në vete kuptimin pronësor të një çaji me prejardhje nga Rusia, Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia.

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.

Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.

Ashtu siç dihet Vushtrria ishte një qendër e rëndësishme administrative dhe tregtare në Perandorinë Osmane, dikur madje edhe pikë referente për tregtarë të ndryshëm nga mbarë ballkani.

Kjo më lartë është një nga disa hipotezat e mundshme përkitazi me konsumimin aq të madh të çajit të zi, apo ndryshme siç po e quajmë qaji rusi.

Vushtrria dhe Podujeva, bashkë me Mitrovicën janë disa nga qytetet që në hapësirën e tyre ka lokale të veçanta të quajtuara qajtore në të cilat konsumohet “Çaji i Rusit”.