Pse moti është kaq i çuditshëm dhe çfarë do ndodhë 2 javët e para të gushtit

Ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit kanë bërë një parashikim duke marrë shkas nga situata e krijuar në Evropë ditët e fundit nga zjarret në pyje.

Loading...

Siç dihet, në disa rajone të Evropës si në Britaninë e Madhe, Suedi zjarret në pyje janë bërë mjaft shqetësues, duke u bërë alarmante dhe kërcënuese për jetën, duke arritur kulmin në Greqi.

Ekspertët e Gjeoshkencave thonë se në Shqipëri situata ka qenë relativisht e qetë, sepse kjo verë është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta, të cilat kanë gjeneruar edhe reshje në pjesën më të madhe të vendit, të cilat në disa raste kanë qenë deri në lokalisht shumë intensive. Era gjithashtu në shumicën e kohës ka fryrë e lehtë deri mesatare.

Në vijim situata pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të gushtit. Territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite.

Ekspertët kanë publikuar edhe pamjet mbi anomalitë e reshjeve që priten deri më 19 gusht duke iu referuar ECMWF. Aty shihet qartë që deri në këtë datë vlerat e reshjeve që pritet të bien, janë më të larta se normalja.

No automatic alt text available.