Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, koloneli Ahmet Hasi, tha se pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë në Gjakovë.

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, koloneli Ahmet Hasi, tha se pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë në Gjakovë.

Mirëpo sipas tij ata as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë.

“Pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë, mirëpo as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë. Ne gjithsesi kemi ndërmarr masat gjatë protestës”, ka thënë Hasi për kallxo.com.

Ndërkohë qytetarë të shumtë të Gjakovës janë duke protestuar sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Protestuesit kanë vendosur mbishkrime në dyert e objektit të kishës serbe me moton e protestës së tyre “Gjakova nuk harron!”