Pronari i shtëpisë që vrau mbrëmë hajnin nuk është arrestuar

Zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka konfirmuar se pronari i shtëpisë që mbrëmë vrau një grabitës nuk është i arrestuar.

Loading...

“Mbrëmë rreth orës 21:00, katër veta dyshohet se kanë hyrë për të grabitur në një shtëpi, ku njëri prej grabitësve është qëlluar me armë nga pronari i shtëpisë”.

“Pronari nuk është arrestuar pasi që është vlerësuar se është vetëmbrojtur”, ka thënë Berisha për klankosova.tv.

Berisha ka thënë se i vrari është një 40 vjeçar nga fshati Makovc i Prishtinës.

Ai ka theksuar se janë duke punuar që t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë tre të dyshuarit tjerë të cilët janë në arrati.