Driton Latifit akuzohet nga prokuroria se pagoi për ta vrarë Sabit Lushtakun nga Prekazi. Pagesa sipas prokurorisë ishtre kryer ndërsa vrasja do ekzekutohej nga Lutfi Qosaj.

Ky i fundit në gusht të  2010-tës akuzohet se kreu vrasjen e porositur por kishte huqur cakun. Qosaj akuzohet se qëlloi për vdekje Nuredin Lushtakun e jo Sabit Lushtakun për të cilin sipas prokurorisë ishin paguar 30 mijë euro.

Sipas akuzës me të parë se në oborr hynë një veturë e kuqe “Audi 80“, me një vozitës mashkull, Lutfi Qosa kishte shtënë në drejtim të tij katër herë, duke e goditur të njëjtin për vdekje dhe menjeherë kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Me këtë Driton Latifi akuzohet se ka kryer veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë“, thuhet në akzuën e Prokurorisë.

Kurse seanca e sotme ka dështuar të mbahet. Kjo për arsye se prokurori i rastit Najzi Rexha, nuk ka prezantuar në seancë.

Gjykatësi i rastit Radoslav Markoviq ka njoftuar palët se paraprakisht prokurori Rexha e kishte njoftuar gjykatën se është në pushim vjetor dhe se nuk do të ketë mundësi të prezantoj në seancën e sotme.

Gjithashtu gjykatësi Markoviq ka thënë se ka njoftuar qendrat e paraburgimit, që i pandehuri Driton Latifi dhe dëshmitari Lutfi Qosa të mos sillen në gjykatë.

Prezent në gjykatë ishin mbrojtësit e të pandehurit, avokatët Mahmut Halimi dhe Miodrag Brkljac, përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati Faruk Korenica si dhe përfaqësuesi ligjor Bajram Lushtaku.

Përveq kësaj gjykatësi Markoviq ka sqaruar për palët prezente që edhe seancat e caktuara për datat 28 dhe 30 maj do të shtyhen.

Kjo për arsye se avokatët Halimi dhe Brkljac të cilët në këtë rast e përfaqësojn të akuzuarin Driton Latifi kanë njoftuar gjykatën se për këto dy data nuk kanë qenë të njoftuar, dhe se për datën 28 avokati Brkljac ëshë i angazhuar në një rast tjetër në Kragujevc dhe se nuk do të mund të prezantoj në gjykatë.

Kurse për shkak të mos plotësimit të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës së sotme e njejta është shtyrë për data 1, 2 dhe 4 korrik 2019.

Gjykatësi Markoviq ka deklaruar se për seancat e caktuara në këto data do të ftohen i akuzuari Driton Latifi, deshmitarët Lutfi Qosa, Hashim Ahmeti, Nexhdet dhe Sabit Lushtaku.