Prokuroria Themelore në Gjakovë ngriti shtatë aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se gjatë muajit tetor ka ngritur shtatë aktakuzë për dhunën në familje.

Sipas njoftimit, për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i katër(4) të pandehurve dhe një arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore. /Indeksonline/