Në fshatin Qifllak të Rahovecit sot është gjetur një trup i pajetë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë thotë se turpi i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00.

“Viktima N.M., ishte 32 vjeç dhe trupi i të njëjtit eshtre gjetur në oborrin e shtëpisë së tij”.

“Trupi i pa jetë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë

Prokurori i Shtetit ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë, është dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.