Prokuria e Shtetit ka ngecur në hetimet për listat e veteranëve

Ka kaluar më tepër se një vit nga koha kur Prokuroria e Shtetit ka bërë objekt të hetimit listat me mbi 46 mijë qytetarë të Kosovës të cilët gëzuan statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ende pa ndonjë rezultat konkret.

Loading...

E kontaktuar nga “Gazeta Blic” Prokuroria e Shtetit nuk ka qenë në gjendje që të jap detaje lidhur me fazën e hetimeve. Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit ka refuzuar të deklarohet në pyetjet e gazetës nëse Prokuroria ka hasur në vështirësi në punën e saj në procesin e hetimeve si dhe për fazën e tyre.

“Prokuroria nuk mund të jap asnjë përgjigje lidhur me pyetjet e tuaja pasi që jemi në fazën e hetimeve. Mirëpo e inkurajojmë secilin që është i gatshëm të dëshmoj, për cilindo qoftë, lidhur me ndonjë dyshim për ndonjë vepër penale, po ashtu, ftojmë të lajmërohen në çdo kohë në Prokurori.

Po ashtu, Prokuroria e inkurajon secilin që ka informacione, din diçka, ka parë ose dëgjuar për këto keqpërdorime që të lajmërohet në Prokurori”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dërguar “Gazeta Blic” përmes postës elektronike.

Në anën tjetër as përfaqësuesit e Veteranëve të UÇK-së nuk janë në dijeni për fazën e hetimeve. Hysni Gucati, kryetari i OVL të UÇK-së, mohoj se kanë pasur kontakte me Prokurorinë lidhur me hetimet e nisura më tepër së një vitë më parë.

“Jo nuk kemi asnjë informatë rreth fazës së hetimeve. Nuk kemi pasur kontakt më të”, tha Gucati.

Nasim Haradinaj, OVL e UÇK-së

Ndryshem dyshimet për fryrje të listave me veteranë të UÇK-së nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë qenë pikënisje e hetimeve nga ana e prokurorisë.

Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar edhe buxhetin e Kosovës, madje në vitin e kaluar kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë./Gazeta Blic/