Policia raporton se dje në Qagllavicë të Prishtinës ka arrestuar dy burra të huaj dhe një shqiptar me dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore, njofton Klan Kosova.

“Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme”.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë