Prishtinasi rrah gruan dhe vajzën e tij

Është arrestuar një persona pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:45 në Prishtinë dhe e gjithë kjo ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje.

Loading...

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht fillimisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare, e më pas edhe viktimën, vajzën e tij femër K/Shqiptare”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.