Prishtina në kaos nga bora |Foto

 

Në kohën kur Prishtina është mbuluar nga bora dhe rrugët janë vështirë të kalueshme, kryetari i saj po merret me dialogun Kosovë – Serbi. Momentalisht, Shpend Ahmeti po qëndron në Bruksel si kryenegociator i bisedimeve me Serbinë.

Java e dytë e janarit po vazhdon me reshje të borës dhe temperatura të ulëta në Kosovë. Kjo gjendje do të vazhdojë edhe për disa javë. Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, për Gazetën Express ka treguar se deri kur vendi do të jetë i përfshirë nga reshjet e borës, si dhe ka folur për temperaturat minimale në Kosovë.

Sylë Tahirsylaj ka deklaruar se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe disa ditë në vend. Për Express, Tahirsylaj tha se në bazë të matjeve të fundit që ai i ka bërë thotë se temperaturat minimale në vend do të luhaten prej minus 7 gradë celsius deri në minus 10 gradë në viset malore.