Përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook, një prind ka rrëfyer se sin ë QKUK në repartin e Pediatrisë, atij i është ndaluar kujdestaria e vajzës së tij 2 vjeçare e cila ishte me temperaturë 40 gradë.

Prindi tregon se si vetëm pse ishte mashkull, nuk kishte të drejtë të rrinte me vajzën e tij, ngase sipas një infermiere vetëm nënat kanë të drejtë të rrin.

Tutje prindi rrëfen se si ndërhyn edhe sigurimi i cili i thotë që “jemi shqiptar dhe s’bën që ai të qëndrojë në dhomë me gratë e tjera, pasi që mund të reagojnë bashkëshortët e tyre”, përcjellë Indeksonline.

Ky vendim i repartit ka bërë atë të reagojë dhe të shpreh edhe indinjatën e tij, duke e quajtur si të padrejtë dhe shkelje elementare e të drejtave të prindit.

Ky është rrëfimi i tij:

Baballare, femijet nuk jane vec kenaqesi, por edhe pergjegjesi! S’ka ndarje me thike te roleve gjinore kur behet llaf perkujdesi ndaj femijeve! QKUK nuk eshte institucion qe menaxhon me xhelozite bashkeshortore. Nese jeni xheloze, ekzistojne adresat perkatese ku mund te trajtoheni, megjithese nuk jam i sigurt qe keni me u sheru.

Tek une vazhdon rrefimi i njejte ne Pediatrine e QKUK-se. Dua t’i kudestaroj naten femijes tim 2 vjecar, ndersa infermieret me kthejne, kuptohet plot habi, se me ligj vec nanat munden me ndejt me femijen. Ia kthej, per hir te argumentit, se nuk e ka nanen. Me pyesin se ku e ka. I pergjigjem: “s’o pune per ty”. Habia i kthehet ne nervoze dhe kembengulje. “A e ke dikend tjeter?” me pyet. I them, “kush po te duhet?”. Me thote, “kushdo, vec femer duhet me qene”. Ia kthej, “qe une jam prindi i vajzes”. “S’bon mashkull”, ma pret. “Pse ka rendesi gjinia, ma shume se statusi?”, ia kthej dhe vazhdoj “a s’po te majfton qe une jam prindi i femijes?”. Fillon me bllaqite, “kjo eshte pune per femra, ato u japin gji, s’ke cka lype ti ne te njejten dhome me to. Ato dojne me u shtri ne dyshek, nuk munden ner sy tondin”. I them se femija im nuk eshte n’gji dhe se s’mund te jete interes i imi gjiri i nje nene qe e ushqen femijen e saj me gji, aq me teper qe nderkohe vajza ime eshte me temperature 40 grade.

Sigurimi nderhyn, “po na shqiptare jemi bre burre, a e din qysh reagojne burrat ketu me i pa burrat e huej ne nje dhome me grate e tyre?”. I them, e di. Infermieret vazhdojne me argumente, tash ne terrenin fetar, dhe me thone “a e din se ketu ka edhe femra me shamia dhe ato e as burrat e tyre nuk duan qe ne dhome me to me qene ndonje burre i huaj”.

Iu pergjigjem: “e di si reagojne burrat shqiptare. Edhe fetaret. Por ju ashiqare s’pasket problem me mua, por me ata. Une jam ne cilesine e prindit te vajzes sime ketu. Nese per ata eshte e papranueshme qe une me qene me nje dhome me disa prinder tjere, te cilet qellojne te jene grate e tyre, atehere le te urdherojne, si une, si baballare te femijeve te tyre, le te vijne dhe te kujdestarojne. QKUK nuk eshte institucion qe menaxhon me xhelozite bashkeshortore”. “Aiii, le bre burre”, ma kthejne zyrtaret e sigurimit per t’i dhene vulen infermiret “na qeshtu e kemi, qe don shko ankohu te shefi i repartit”.

Jam interesuar. Nuk ka ligj per keso budallaki. Duket se eshte vendim arbitrar ne nivel te repartit dhe se ashiqarshem eshte shprehje e pavetedijshme e mendesise patriarkale. Nuk e mohoj mundesine qe ketij vendimi ka mundur t’i paraprije ndonje pervoje e hidhur, e shkaktuar nga ndonje bashibuzuk qe eshte n’gjendje me e ndeze konfliktin e dynjase vec pse gjiri i bashkeshortes, aty ku i fillon dhe i perfundon nderi dhe morali i tij, ekspozohet ne publik ne njeren nga proceset me te shenjta te jetes, ate te gjidhenies.

Te kuptohemi, une i kuptoj shume mire situaten dhe bindjet e thelle-rrenjosura maskuline dhe patriarkale. Nuk pres nga keta njerez qe me u sjelle sikur ne metropolet evropiane. Per me teper, as nuk i gjykoj. Jane bindjet e tyre. Mirepo, vendimet publike dhe politikat shteterore nuk do te duhej te kishin konsiderata te ketij niveli per mendesite e bunkerizuara patriarkale. E, po ashtu, nuk do te duhej te operonin ne baze te preferencave kulturore. Si ka mundesi qe ne emer te respektimit te emocionit te xhelozise se nje burri dhe parandalimit te ndonje konflikti, t’i shkelet e drejta elementare e nje prindi t’i kujdestaroje femijes se tij?! Si ka mundesi qe ne emer te respektimit te fese se dikujt, t’i shkelet e drejta elementare e nje prindi t’i kujdestaroje femijes se tij?! Me keso politika defanzive, shteti jo vec qe s’kontribuon ne emancipim social, por edhe behet pre e fanatizmave te ndryshem kulturore.