I dyshuari është futur në klasë dhe në prezencë të arsimtares ka rrahur 13 vjeçarin. Policia e ka arrestuar.

Mësimi po zhvillohet normalisht.

Por një ditë më herët nxënëseve të kësaj klase detyrat u mbetën në gjysmë.

Të hënën në këtë klasë të shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë në vend të mësimit u ushtrua dhunë.

Brenda klasës hyri një prind dhe rrahu një nxënës të klasës së shtatë me arsyetimin se ia ka ngacmuar të birin.

Krejt këtë ngjarje e kishte përjetuar shumë rëndë në radhë të parë nxënësi që ishte rrahur, por edhe shokët e tij që e kanë parë këtë skenë.

Mësuesja që nuk deshti të flas para kamerës së T7 thotë se e kishte të pamundur ta ndalte sulmin.

“Është hap dera edhe e ka shti kokën fillimisht se kisha pa kurrë. Njëherë tha a është shtata një? I thashë po ai djali vet i doli babës përpara tani dul edhe nana vet në skenë. E dita që diçka nuk është në rregull”.

Më pas mësuesja thotë se nxënësi ishte rrahur para gjithë nxënësve.

“Ka shku te rreshti i tretë edhe e ka zanë djalin edhe në mënyrën më të ligë të mundshme. Unë kam punu edhe para lufte që jemi kanë të rrezikuam nëpër shtëpitë shkolla kurrë një skenë të tillë nuk e kam pa edhe dmth e ka rrah në mënyrë më brutale djalin. S’muj me përshkrua sa keq ku i kam pa fëmijët tu u dridh tu quajt në atë far skene”.