Princesha japoneze heq dorë nga statusi mbretëror për dashurinë

Princesha Ayako, vajza e tretë dhe më e vogël e Princit Takamado, kushëriri i perandorit japonez Akihito, u martua me një punonjës të një kompanie detare, Kei Moriya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Ayako u martua me një ceremoni në tempullin Meiji Shrine në kryeqytetin Tokio, me çmimin e humbjes së titullit të saj si princeshë.

Mësohet se 28 vjeçarja Ayako për shkak të rregullave të vendit humbi titullin e saj me arsye se u martua me Moriya-n 32 vjeçar, i cili është nga shtresa e gjerë shoqërore.

Në ceremoni morën pjesë rreth 30 persona nga familjarët, ndërsa përreth tempullit u mblodhën përafërsisht një mijë persona.

“Jam shumë e lumtur se jam duke festuar me shumë persona këtë ditë. Do të jemi një çift i bukur”, tha ajo.

Çifti u kurorëzua më 12 gusht.

Sipas rregullave perandorake të Japonisë nëse princesha martohet nga shtresa e gjerë shoqërore detyrohet të heq dorë nga statusi i saj.

Po ashtu asaj do t’i bëhet një pagesë prej rreth 1 milion dollar që të mund të mbaj një standard të lartë të jetesës pas humbjes së statusit.