Cristiano Ronaldo është duke u pritur si hero gjithandej në Torino, pasi pati një paraqitje të jashtëzakonshme të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve duke i ndihmuar Juventusit të arrijë në çerekfinale.

Superylli portugez shënoi het-trik në triumfin 3:0 të Juves kundër Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në Allianz Arena, transmeton Gazeta Express.

Kampioni italian kaloi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3:2 pas ndeshjen e parë në Madrid e kishte humbur 2:0.

Ronaldo doli në darkë për ta festuar fitoren dhe natyrisht shumë përkrahës të Juves e lartësuan.

Derisa Ronaldo po futej në restorant, ai u duartrokit dhe u falënderua. /Gazeta Express/