Prezantohen Galaxy A8 dhe A8+ (2018), vijnë me kamerë të dyfishtë për ‘selfie’

Njoftohuni me Galaxy A8 (2018) dhe Galaxy A8+ (2018) – skema e re e emrave e Samsungut i fsheh, por këto dy modele janë pasardhës të Galaxy A5 (2017) dhe A7 (2017). Këto dy modele janë shumë afër serisë “S” sesa çdo paraardhës i tyre dhe madje sjellin diçka unike.

Në pjesën e përparme të tyre është kamera e parë e dyfishtë e Samsungut për ‘selfie’ – 16 + 8 megapikselë. Veçoria “Live Focus” mundëson të zgjidhni nëse prapavijën do ta vendosni në fokus apo të jetë e turbullt, transmeton Koha.net. Po ashtu, telefoni mundëson të ndërroni mes dy kamerave të përparme për të arritur efektin që dëshironi. Ndërkaq, kamera kryesore e këtij telefoni është prej 16 megapikselë.

Ashtu siç është pritur, Galaxy A8 (2018) dhe A8+ (2018) vijnë me ekran Infinity të serisë “S”. Infinity Display përfshinë raportin e ekranit 18.5:9 dhe xham të lakuar, si dhe është me rezolucion prej 1080 pikselë. Megjithatë, kjo është e mjaftueshme që t’i bëjë këta telefona të parat në serinë “A” që mbështesin pajisjen për virtualizim të realiteti, Samsung Gear VR.

Galaxy A8 ka ekran më të vogël 5.6-inç, ndërsa A8+ më të madh prej 6-inç. Ky fakt i vë këta dy modele në rangun madhësisë së ekranit të Galaxy S8 (5.8-inç), përcjell Koha.net. Përsëri, këta më shumë janë përcjellës të A5 dhe A7 të vitit të kaluar sesa të Galaxy A8 origjinal. Po ashtu, dyshja A8 dhe A8+ vijnë me procesor me tetë bërthama dhe 4 GB RAM memorie si dhe 32/64 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, Galaxy A8 (2018) dhe A8+ (2018) ofrojnë mbështetje për Samsung Pay (me MST), rezistencë ndaj ujit (IP68) dhe karikim të shpejtë të baterisë përmes portit USB-C. Kapaciteti i baterive është 3,000 mAh dhe 3,500 mAh për modelin më të vogël dhe më të madh (duke i përshtatur dyshes S8).

Telefonat punojnë me sistemin operativ Android 7.1 Nougat, ndërsa sa i përket çmimit, pritet që Galaxy A8 të kushtojë 499 euro ndërsa modeli më i madh 599 euro.

Ende nuk është zbuluar se kur do të fillojë të shitet në Evropë kjo dyshja e re.