Presidentja vizitoj Drenasin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar sot qytetin e Drenasit.
Fillimisht presidentja u prit në takim nga kryetari i Komunës sw Drenasit, Nexhat Demaku, ku u njoftua për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Drensit, migrimin e të rinjve, vështirësitë e zhvillimit ekonomik me të cilat po përballet komuna e Drenasit si dhe përpjekjet e komunës për të krijuar mjedis dhe klimë sa më të mirë për biznes në mënyrë që të tërheqin investime nga jashtë, të cilat do të ndikonin në hapjen e vendeve të reja të punës si dhe uljen e pa punësisë.
Pas vizitës në Komunë, presidentja e vendit Atifete Jahjaga, së bashku me kryetarin e komunës Nexhat Demaku, kanë marrë pjesë në përurimin e Qendrës së Rrobaqepësisë për gra në Drenas  e cila udhëhiqet nga përfaqësuesja e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Kadrie Tahirja.
Ky projekt është mbështetet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e te Mbijetuarave të Torturës, Zyra e Presidentes, Komuna e Drenasit, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Fondacioni Sungjoo – Korea e Jugu. /DrenicaPress/

1