Presidenti Thaçi shpalli “Hero të Kosovës” ish policin e vrarë në detyrë, Izet Demaj

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për ish policin e vrarë në detyrë, Izet Demaj.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje, njofton Presidenca, transmeton Klan Kosova.

Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj.

Izet Demaj është vrarë në fund të muajit dhjetor në krye të detyrës, gjatë një përballjeje me një plaçkitës në një bankë në Istog.