Presidenti Thaçi flet për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale Kundër Korrupsionit dhe ka thënë se bashkëpunimi ndërshtetëror është i domosdoshëm për ta luftuar këtë dukuri negative.

Loading...

Ai ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit asnjëherë nuk është e lehtë, por institucionet e Kosovës janë të vendosura që të ecin përpara, pasi që i kanë shtuar kapacitetet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi shteti i vetëm në rajon që ende nuk është anëtar i Interpolit, prandaj në konferencën e radhës së Interpolit, ku në rend të ditës është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës, kërkojmë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare që të votojnë pro anëtarësimit tone”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Facebook-ut.