Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor ka publikuar në rrjete sociale një fotografi nga Tirana, ku shihet duke vrapuar. Ai është tallur me një shërbyes sigurimi të Shqipërisë, i cili po i vraponte nga pas, me tesha pune.

Për këtë ka reaguar kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila në një publikim në rrjetin social Facebook e ka quajtur nënçmim këtë.

Sipas saj, Pahor ka mundur të postoj fotografi më të bukura nga Tirana.

Ajo Ironikisht e ka uruar Ditën e Evropës me këtë veprim nënçmues të presidentit të shtetit evropian.

Reagimi i plotë i Kusari Lilës:

Kur Presidenti i nje shteti Evropian si Sllovenia, përqesh një shërbyes sigurimi të shtetit si Shqipëria, e ndjejmë nënçmimin edhe ne në Kosovë.

Presidenti Slloven ka pasur shumë mundësi të postoj foto shumë të bukura sot nga Tirana, por vendosi të bëjë shaka me sigurimin e shtetit i cili duke e bërë detyren e vet i shkoi pas në vrapim me tesha pune, por pa kravatë.