Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar xhudistët nga Kosova si dhe trajnerin Driton Kuka.

Ata kanë zgjedhur të bëjnë një përshëndetje të veçantë.Meta bashkë me sportistët kanë bërë me duar Shqiponjën.

Kreu i shtetit shqiptar me këtë rast ka bërë një postim në rrjetin social facebook.

Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës. Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, ka shkruar presidenti Meta.