Premierliga në futboll të vogël Drenas, shtyhen takimet

Në një njoftim të Premierligës në futboll të vogël Drenas, thuhet se ndeshjet e parapara të zhvillohen në këtë të diel (22.02.1015) të do të shtyhen për javën e ardhshme.
Bëhet e ditur se kjo ka të bëj me atë se, me këtë datë do të zhvillohet turniri tradicional “Driton Ahmeti”, andaj në shenjë respekti është vendos që takimet e kësaj jave të shtyhen për javën tjetër.