Prekëse/ Këto 6 gjëra kanë shpëtuar nga shtëpia e Adem Jasharit pas masakrës

 

Shumë pak gjëra kishin shpëtuar nga shtëpia e familjes Jasharit, si vegla bujqësore, sofra, mbathjet, etj, trasnmeton Gazeta Metro.

Në vitin 2016 në 18 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit Adem Jashari, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës kishte hapur  në Prekaz muzeun me ekspozitën e përhershme, “Qëndresa heroike e Jasharëve për liri”, me autor Sadik Krasniqi, në të cilin kishte paraqitur këto gjërsa të familjes Jashari.

Eksponatet e vendosura në Muzeun e Jasharajve në Prekaz ndahen në tri grupe: eksponate tredimensionale, fotografi dhe dokumente, harta dhe shtypi i kohës.

Motoçikleta

Tepsia për gatim

Veglat Bujqësore

Kazani për ujë

Sofra

Mbathjet

21 vjet më parë, me 5 mars për tri ditë rresht ushtria dhe policia serbe sulmuan shtëpitë e Jasharajve në Prekaz. Pas tri ditë rezistencë të ashpër, serbët me tankse dhe armatime të rënda vranë 55 anëtarë të familjes Jashari. Në nderim të këtyre ditëve, mbahet çdo vjet Epopeja e UÇK’së./gazetametro.net